Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 0-5 Ferizajn, mes tensioneve të krijuara nga të dyja tifozeritë.
Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 12-të, ku u deshtë intervenimi i policisë pasi tifozët e Ferizajt dhe “Plisat” për pak sa nuk u përleshën fizikisht.
Pas disa minutave, ndeshja rifilloi, ku në minutën e 29-të Muja ia dha epërsinë e parë Prishtinës, ndërsa në të 41-ën Illievski e dyfishoi epërsinë për kryeqytetasit, njofton Klankosova.tv.
Në minutën e 10-të të shtesës në pjesën e parë, Prishtina realizoi edhe një herë me Zeqirin, kurse dy golat e fundit u shënuan në minutat 77 dhe 91.
Me këtë fitore, Prishtina gjendet në pozitën e parë me 16 pikë, ndërsa Ferizaj në vendin e fundit me gjashtë sosh.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.