"Deputeti Friedrich Merz ka arritur shumicën e kërkuar prej të paktën 316 votash. Ai është zgjedhur Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë".
Me këto fjalë, presidentja e Bundestagut Julia Klöckner shpalli të martën në Berlin zgjedhjen e Friedrich Merzit si kancelari i ri i Gjermanisë.
Udhëheqësi i Bashkimit Kristian Demokrat , u zgjodh në raundin e dytë të votimit pasi në përpjekjen e parë dështoi meqë I mungonin gjashtë vota.
Asnjë kandidat tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore nuk dështoi në votimin e parë.
https://www.youtube.com/watch?v=1xeSAqhSPU8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.