Deri vonë në 'pole position' ishte palestra "Shani Nushi" në Gjakovë.
Por në fund u vendos që finalet e Ligës Unike për meshkuj, të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.
Kjo u bë e ditur nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
"Me shumicë votash, Bordi i FBK-së vendos që Final Four Liga Unike Meshkujt të organizohet nga KB Sigal Prishtina", thuhet në njoftim.
Ishte kryesia e klubit të basketbollit Vëllaznimi, që insistoi shumë për ta bartur në Gjakovë këtë festë mbarëkombëtare të basketbollit, por në fund votat e vendosën për në kryeqytetin e Kosovës.
Ngjarja do të zhvillohet më 26 dhe 27 mars 2025, në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
Në gjysmëfinale do të takohen:
Sigal Prishtina - Besëlidhja
Golden Eagle Ylli - Vëllaznimi
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.