Manchester United ka dështuar të fitojë katër herë me radhë pasi u ndal me barazim 2-2 te Nottingham Forest.
Djajtë e Kuq po fitonin 1:0 falë golit të Casemiros në minutën e 34-të dhe shkoi në pushim me epërsi.
Për tre minuta u përmbys rezultati kur Morgan Gibbs-White, 48', dhe Nicolo Savona, 50', shënuan për 2-1.
Unitedi krejt çfarë arriti të bëjë në pjesën e mbetur ishte që ta gjejë golin e barazimit përmes Amad Diallos, 81'.
Pas dhjetë javësh Unitedi ndodhet i pesti me 17 pikë, tetë më pak se Arsenali që është i pari.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.