Lajmet e fundit

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda ka folur para ndeshjes miqësore të Kombëtares së Kosovës kundër Norvegisë.
Sipas Vojvodës, stërvitjet kanë shkuar mirë dhe çdo lojtarë ëshë në rregull.
Ai tutje shtoi se janë të vetëdijshëm që Norvegjia është një ekip i fortë, por presin rezultat pozitiv.
“Besoj që kemi treguar koncentrim deri tash sepse nuk është lehtë kur e dimë se kampionati ka përfunduar. Por stërvitjet kanë shkuar mirë, çdo lojtarë është në rregull dhe shpresoj të jenë të gjithë në dispozicion. Trajneri po mundohem me idetë e tij të përgatitemi sa më mirë. Duam që të krijojmë lojën tonë, filozofinë tonë, idetë e trajnerit për ato lojë që na vijnë në shtator. E dimë se Norvegjia është ekip i fortë fizikisht, ka lojtarë të mirë, por duhet të luajmë lojën tonë dhe e presim me pozitivitet për fitore”, tha Vojvoda pas stërvitjes.