01:30 Brooklyn Nets – New York Knicks Art Sport 1
Në mëngjesin e hershëm të së mërkurës, platforma Artmotion vjen me transmetimin drejtpërdrejt të derbit njujorkez nga liga më prestigjoze në botë, NBA. Me fillim prej orës 01:30 të mëngjesit, drejtpërdrejt në Art Sport 1, Brooklyn Nets do të jetë nikoqire në Barclays Center të New York Knicks.
Në këtë ndeshje, dy skuadrat vijnë me seri identike në ndeshjet përballë ndaj njëra tjetrës. Edhe Nets edhe Knicks kanë nga 101 fitore mes vete në 202 ndeshje që janë zhvilluar deri më tani dhe kjo e bënë edhe më interesante këtë takim.
Për momentin, Nets janë në krye të konferencës lindore me 14 fitore e 6 humbje ndërsa Knicks rënidtën në vendin e 7-të me 11 fitore e 9 humbje. Tek Brookylni, janë Joe Harris, Nic Claxton dhe Kyrie Irving që do të mungojnë për këtë ndeshje teksa te Neë Yorku mungojnë Derrick Rose dhe Taj Gibson.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.