Pas 129 ndeshjeve të transmetuara nga sezoni i rregullt i NBA-së në Artmotion tani i ka ardhur koha ndeshjeve të zjarrta të playoffit, por fillimisht duhet të sigurohen katër biletat e fundit nga “Play In”.
Lajmi i mirë padyshim që është se Artmotion do t’i transmetojë që të gjitha gjashtë duelet e kësaj faze.
Pas dy të parave të së mërkurës, tani vazhdojmë edhe me dy të tjera.
01:30 SAN ANTONIO - MEMPHIS ART SPORT 1
Play-In vazhdon edhe me dy duele të radhës të cilat vijnë ekskluzivisht mëngjesin e kësaj të enjte në platformën Artmotion.
Së pari gjithçka nis me ndeshjen San Antonio Spurs dhe Memphis Grizzlies që nis nga ora 01:30 e mëngjesit dhe transmetohet në Art Sport 1.
Këto dy skuadra nuk arritën dot të plasohen në top 6-she dhe përfunduan stinorin në pozitat 9 dhe 10 duke u detyruar kështu të luajnë në Play-In.
San Antonio e mbylli si e 10-ta me 33 fitore dhe 39 disfata, kurse Memphisi e nënta me 38 fitore dhe 34 humbje dhe kështu do ta ketë epërsinë e terrenit vendas për këtë përballje.
*Skuadra që fiton këtu kalon në ndeshjen e radhës ku do të luajë me humbësin e Lakers – Warriors, teksa humbësi do të eleminohet nga garat.
San Antonio, 5-shja e mundshme startuese:
Murray, Vassell, DeRozan, Johnson, Poeltl
Memphis, 5-shja e mundshme startuese:
Morant, Brooks, Anderson, Jackson Jr, Valanciunas
04:00 GOLDEN STATE – LA LAKERS ART SPORT 1
Pas ndeshjes mes San Antonios dhe Memphisit nuk ka nevojë fare të ndërrohet kanali, pasi vazhdohet me përballjen e gjigantëve në të cilën përballen “Luftëtarët” e Golden State dhe kampionët aktual të LA Lakers të cilët do jenë vendas.
Kjo ndeshje nis nga ora 04:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Golden State me fitoren e fundit e siguroi pozitën e tetë ani pse gara mes tyre dhe Memphisit ishte shumë e ngushtë.
39 ishin fitoret e Warriors teksa 33 disfatat, ndërsa LA Lakers nga ana tjetër nuk arriti që të marrë pozitën e gjashtë dhe u detyrua të luajë fillimisht në play-in, ata sezonin e mbyllën si të shtatët me 42 fitore dhe 30 humbje.
Padyshim duelet që do të spikatin do të jenë ato mes dysheve: Curry-Green dhe James-Davis të cilat priten të jenë spektakolare dhe si të tilla nuk duhen humbur.
*Fituesi i kësaj përballje kalon në pozitën e shtatë të playoffit dhe ndeshet me Phoenix Suns, ndërsa humbësit do të kenë një mundësi të dytë përballë fituesit të ndeshjes paraprake, San Antonio – Memphis.
Golden State, 5-shja e mundshme startuese:
Curry, Wiggins, Oubre Jr, Green, Wiseman
Lakers, 5-shja e mundshme startuese:
Schrooder, Caldwell-Pope, Kuzma, Davis, Drummond
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.