Mendi Kabashi, vajza e Mirush Kabashi në “Oxygen” ka folur lidhur me eksperiencën e saj në Akademinë ushtarake në Itali dhe lidhjen e saj me artin.
Kabashi, e cila tashmë jeton në Toronto, tha se duke stërmunduar ia “mbylli vetës” dyert për të vazhduar në profesione si “forenzika dhe kriminologjia”.
“Shkolla ushtarake është shkollë jete. Fakti që nuk e dija se drejt çfarë vështirësish do shkoja e panjohura më ndihmoi t’i kalojë më leht. E adhuroja penën për të shkruar, e kam pas pasion, por mund ta ruash edhe duke bërë Akademi Ushtarake”, tha Mendi, transmeton Klankosova.tv
Ajo u emocionua kur foli për të atin, për të cilin tha se është krenare. Derisa tregoi se si ai kishte rrezikuar ta humbte zërin.
“I iku zëri me urgjencë në Greqi, pasi Mirushi do të kishte qenë pa zë nëse nuk do të kishte shkuar me urgjencë në spital, vetmohohej, e deshi shumë e bënte me pasion, nuk ishte profesion arti për të”, tha ajo për babain e saj.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=0L351exuLJY
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.