Goditja në tru është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë.
Pas goditjes në tru, një person mund të përjetojë deficite njohëse, deficite motorike, lodhje dhe çrregullime të gjumit.
Megjithëse mjekësia moderne ka një pjesë të rëndësishme në rimëkëmbjen e goditjes në tru, duke përdorur qasje të ndryshme naturopatike, procesi i shërimit nga goditja në tru mund të përmirësohet dhe shpejtohet", ka thënë Dr. G Prakash, nga Instituti Jindal Naturecure.
Goditja në tru mund të ndodhë në çdo moshë dhe te çdo person. Sidoqoftë, shanset për një goditje në tru rriten ndjeshëm nëse një person ka njërin nga këta faktorë: Sëmundje të zemrës, presion të lartë të gjakut, diabet, kolesterol të lartë, obezitet. Edhe mungesa e stërvitjeve, pirja e duhanit dhe përdorimi i tepërt i alkoolit mund të ndikojnë në këto goditje.
Andaj ekspertët sjellin disa terapit alternative për shërim efikas nga goditja në tru
Joga
Të mbijetuarit nga goditjet në tru shpesh përballen me probleme me koordinimin dhe ekuilibrin, dhe joga rezulton e dobishme për të përmirësuar ato dëmtime. Joga mund të rrisë stabilitetin, të përmirësojë gamën e lëvizjes dhe rregullimin emocional, si dhe të sjellë ndryshime pozitive në pjesëmarrje dhe aktivitet në njerëzit me goditje kronike.
Akupunkturë
Hulumtimet dhe studimet kanë treguar se akupunktura përmirëson çështjet me dhimbjen, funksionet fizike, funksionet njohëse dhe cilësinë e jetës nëse administrohet pas një goditje në tru. Përveç lehtësimit të rimëkëmbjes së funksionit, akupunktura ndihmon në përmirësimin e funksioneve të sistemit nervor, gjë që është shumë e dëshirueshme për pacientët me goditje në tru.
Terapi masazhi
Terapia e masazhit mund të manipulojë indet në trup për të rritur mirëqenien dhe shëndetin e përgjithshëm. Ajo mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore, funksionin e përditshëm, dhimbjen dhe modelet e gjumit te të mbijetuarit nga goditjet në tru.
Hidroterapi
Hidroterapia, e njohur edhe si terapi ujore, është një trajtim ku përdoret uji për të trajtuar lloje të ndryshme të kushteve klinike, përfshirë goditjen në tru. "Hidroterapia ofron një mjedis të sigurt për pacientët me goditje në tru për të rritur lëvizshmërinë dhe forcën e tyre, për të zvogëluar dhimbjen dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular.
Terapi agjërimi
Kjo terapi konsiderohet si një nga metodat më efikase për të hequr toksinat nga trupi. Përveç zvogëlimit të rrezikut të goditjes në tru, terapia e agjërimit rrit më tej sistemin e përgjigjes inflamatore të trupit dhe ul rrezikun e dëmtimit të indeve pas goditjes në tru.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.