Sot, tek “Ora e pasdites” të ftuar ishin bendi Milk Snatchers Donat Vatoci, Lek Morina, Viola Recaj, Granit Havolli dhe Jon Shala.
Ata, së bashku me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi diskutuan për fillimet e tyre në garazhë.
“Milk Snatchers ka filluar si shumë bende në garazhe, Leka është moti pjesë e bendeve të ndryshme dhe Graniti njëjtë, me Lekën dhe Jonin jena shokë që një kohë shumë të gjatë. Gjatë kohës kur u kon pandemia nuk kena pas çka me bo shumë në garazh kemi bo muzikë tu e mbajt distancen normal, kemi bo muzikë mandej dikur e pam që po na dilet edhe live. E kemi marrë iniciativën, në atë kohë nuk ka qenë Graniti ka qenë Drini, na u ka bashkëngjitur edhe motra Edona Vatoci për përformanc dhe patëm dalë në një koncert në Termokiss, kur kena dal ka pas shumë pritje të mirë” u shpreh Vatoci.
Për të mësuar më shumë rreth bendit Milk Snatchers, atëhere klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=ZfunTbG5iYg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.