01.08.2016 · përditësuar para 3627 dite1 min lexim
Një kishë e vjetër rreth 400 vjet ka dalë në sipërfaqe nga një hapësirë nën ujore e një rezervuari në qytetin Chiapas në jug të Meksikës.
Pasi niveli i ujit për shkak të thatësisë në këtë regjion ka rënë për 27 metra, strukturat e kishës antike kanë dalë në sipërfaqe për herë të parë pas shumë vitesh.
Kjo kishë e vjetër ishte ndërtuar nga Friar Bartolome de las Casas, bishopi i parë i qytetit Chiapas. Besohet se ai kishte ardhur në Meksikë në vitin 1540 dhe së bashku me një grup njerëzish, e kishin ndërtuar kishën.
Historianët thonë se e tërë ndërtesa është e gjatë 60 metra, ndërsa e gjerë 14 metra.
Kisha ishte zhdukur nga ujërat kur kjo zonë ishte mbushur me ujë nga qeveria në vitin 1966.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.