Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot delegacionin nga shteti i Ioëas me në krye Guvernatoren Kim Reynolds, me të cilën ka shkëmbyer pikëpamjet sa i përket zhvillimeve në vend, e po ashtu mundësisë së thellimit të bashkëpunimit reciprok me shtetin e Ioëas në shumë drejtime ushtarake.
Ndër të tjerash, Mehaj e ka njoftuar guvernatoren për zhvillimin e FSK-së, kontributin e Republikës së Kosovës në evakuimin e refugjatëve afgan, si dhe gatishmërisë për të ofruar mbështetje si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, njofton Klan Kosova.
“Si kontribuues të rëndësishëm në zhvillimin e Republikës së Kosovës si shtet demokratik, shpreha vlerësimin tim të lartë për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e palëkundur mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në funksion të paqes dhe mbrojtjes së vlerave demokratike”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Ndërsa edhe njëherë theksova faktin që Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, krahas zhvillimit të vendit mbeten të përkushtuara në integrimin e Kosovës në BE e NATO”, ka shtuar ai.
Tutje Mehaj ka mirëpritur përkrahjen e ShBA-së në procesin e Programit të Partneritetit për Paqe dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.