Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj me këtë rast para deputetëve ka thënë se për shërbimi ushtarak i detyrueshëm nuk pritet të ndodhë së shpejti, sepse ka disa probleme me çështjen e buxhetit dhe duhet një plan më afatgjatë.
Mehaj është pyetur në Komisionin nga deputeti i PDK-së, Elmi Reçica për këtë çështje.
Reçica e ka pyetur ministrin Mehaj se cili është qëndrimi i tij për detyrimin ushtarak dhe nëse e ka të njëjtin mendim me kryeministrin Albin Kurtin për këtë temë.
“Kur është çështja te detyrimi ushtarak, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka qejf kjo mos me ndodhë, mos me marrë punën e papës apo hoxhës, ne do të punojnë në planin e detyrimit ushtarak, do ta shqyrtojmë, sa na përket buxheti, duhet me ja nis prej arsimit. Në Norvegji janë rreth 60 mijë brenda vitit 10 mijë i zgjedhin për me kryer detyrën për me mbrojtur shtetin. Një plan do ta kemi në të ardhmen, po na duhet kohë sa i përket detyrimin ushtarak”.
“Sa buxhet duhet me të vërtetë më shumë kohë, duhet një plan gjithëpërfshirës, edhe kazerma ushtarake, po në plan qeverisës është”.Reçica e ka pyetur tutje ministrin për qëndrimin e tij lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme dhe atë se sa janë duke e ndihmuar shtetin në luftën me pandeminë pjesëtarët e FSK-së.
“Pa pas nevojë me shpallë gjendjen e jashtëzakonshme ju e keni ofruar mbështetjen? Se ka qenë këtu një situatë me gjendjen e jashtëzakonshme kujt i takon, a presidentit a kryeministrit”, ka pyetur Reçica.
Mehaj tha se është një ekip që po punon ngushtë për ta ndihmuar QKUK-në për vaksinim.“Ne e mbështesim QKUK-në përmes vaksinimit, ne do të marrim pjesë edhe në të ardhmen, është një ekip që bashkëpunon ngushtë”./EO
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.