Rep artistja Megan Thee Stallion duket sikur po e merr vërtet seriozisht ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards, pasi që ajo ka nxjerrë një urdhër ndalimi ndaj labelit të saj.
Artistja në padinë e ngritur ka pretenduar se “1501 Certified Entertainment”, ka bërë lëvizje "kërcënuese dhe hakmarrëse" për ta bllokuar atë nga përdorimi i muzikës së saj në AMA, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Veprimi i Megan ishte i suksesshëm sepse një gjykatës i Teksasit vendosi që t’i japë të drejt artistes dhe si rezultat, as labeli dhe kompania menaxhuese e saj nuk mund ta ndalojnë përdorimin e muzikës së Megan në AMA këtë fundjavë.
Megan është përfshirë në një betejë të ashpër ligjore me 1501 për disa vite tani, dhe ka qenë shumë publike në lidhje me përpjekjet e saj për të hequr veten nga kontrata që nënshkroi kur ishte ende një rep artiste e re.
Në gusht, ajo kërkoi të paktën 1 milion dollarë dëmshpërblim për herë të parë, pas padisë së saj fillestare të shkurtit që kërkonte vetëm lehtësim jomonetar.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.