Dy herë nënkampioni Daniil Medvedev është kualifikuar në raundin e dytë të “Australian Open” pas një fitore ndaj amerikanit Marcos Giron.
Medvedev fitoi ndaj amerikanit në sete 6-0 6-1 dhe 6-2, transmeton Klankosova.tv.
Stefanos Tsitsipas gjithashtu kaloi në raundin tjetër në ndeshjen e ditës së hapjes në “Melbourne Park”.
Tsitsipas i Greqisë, një gjysmëfinalist tre herë në Melburn, mundi francezin Quentin Halys 6-3 6-4 7-6 (8-6).
Greku do të përballet me Rinky Hijikata të Australisë, ndërsa kampioni i US Open 2021 Medvedev do të ballafaqohet me John Millman. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.