18.10.2016 · përditësuar para 3548 dite1 min lexim
Ish asi i Colgate, Austin Tillotson, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me skuadrën kosovare, KB Peja.
I diplomuari i Eastern York Hight School është një ndër tre amerikanët që Peja ka në skuadër për edicionin e ri, shkruan YD, transmeton Klan Kosova.
Tillotson, i diplomuar më 2011, ka luajtur në Manmouth, gjatë së cilës periudhë ka pasur mesatare prej 13.3 pikësh dhe 4.4 asistesh për ndeshje. Pas vitit të parë, ai u transferua tek Colgate, duke mbetur jashtë lojës aktive për shkak të rregullave të transferimit.
Në vitin e dytë ai shkëlqeu me një mesatare prej 13.3 pikësh dhe 4.4 asistesh për ndeshje. Ndërsa në vitin e fundit ishte po ashtu në këtë fushë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.