Gazeta kroate “Sportske Novosti”, ka raportuar se futbollisti i Prishtinës, Ron Raçi, mund të konsiderohet tashmë lojtar i Hajdukut të Splitit.
Sipas këtij mediumi, drejtori sportiv i klubit Goran Vuçeviq, duket se te Raçi e ka gjetur zëvendësuesin e Dominik Prpic, dhe atë me karakteristika identike.
Raçi është 22 vjeç, i gjatë 190 cm, ndërsa në qershor debutoi me Kosovën kundër Komoreve. Sipas “Novosti”, Raçi pritet të jetë shef i mbrojtjes te “Të Bardhët”.
Me Prishtinën, Raçi ka kontratë deri më 2027, ndërsa Hajduku pritet të paguajë 300 mijë euro dëmshpërblim.
Media kroate, bazën për dyshim të fortë se Hajduku dhe Raçi veçse janë marrë vesh është fakti se Prishtina nuk e ka ftuar mbrojtësin për ndeshjen e sotme në Irlandë të Veriut kundër FC Larne, e vlefshme për kualifikim në Ligë të Konferencës. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.