Këngëtarja nga Kosova më famë botërore Rita Ora, ka publikuar një video të shkurtër të këngës së saj të re ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare.
Rita Ora duket jashtëzakonisht bukur me shaminë e kuqe të vendosur në kokë, njofton Klan Kosova.
Gjithashtu në këtë video shihet se krahas saj edhe vajzat e tjera që janë pjesë e klipit kanë të veshura veshjet kombëtare shqiptare.
“Edhe katër ditë kanë mbetur. Porosit paraprakisht tani #BANG”, ka shkruar ajo në Instagram.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.