Lajmet e fundit

Ka tre vjet që kur Rafael Del Col ka mbetur i ve.
Kjo sepse gruaja e tij Tatiane, vdiq në një aksident duke e lënë të vetëm atë me vajzën Raisa që atëbotë nuk kishte mbushur vitin, transmeton Klan Kosova.
Kështu që ai i ka rikrikuar fotografitë që kishte bërë me gruan e tij, e tash në vend të Tatiane është vajza e çiftit 3 vjeçarja, Raisa.
Fotografitë origjinale janë bërë në vitin 2009 një javë përpara dasmës së çiftit.
Në fotografitë e rikrijuara Raisa, i ka të njëjtat aksesor që kishte Tatiana në kohën kur bënë këtë sesion të fotografive.