Shkencëtarët kanë administruar terapi gjenetike tek një pacient i cili kishte humbur shikimin për shkak të retinitit pigmentosa. Personi me të meta të shikimit filloi të shoh pjesërisht me syze speciale.
Sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën mjekësore Nature Medicine, u tha se terapia gjenetike ndryshoi jetën e këtij personi.
Viruset e modifikuara gjenetikisht u injektuan në syrin e një 58 vjeçari, i cili ka qenë i dëmtuar nga shikimi për 20 vjet.
Ai filloi të shihte linjat në rrugë pas një periudhe të trajtimit optogenetik. E tani, mund të marrë sende nga tryeza, shkruan NTV, përcjell Klan Kosova.
Megjithëse trajtimi ngjalli eksitim, u tha se metoda e re u provua vetëm në një pacient.
Problemi i syve i quajtur retiniti pigmentosa shihet tek një në çdo 4000 njerëz në botë.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.