Lajmet e fundit


Seriali dramë me gangsterë “Peaky Blinders” ishte ndër befasitë e natës, pasi mori çmimin për dramën më të mirë. “Peaky Blinders”, që brenda gjashtë sezonave vetëm sa shkon dhe fuqizohet, kurrë më parë nuk kishte fituar ndonjë çmim Bafta dhe ishte i nominuar në vetëm një kategori.
Krijuesi i kësaj drame u shpreh tejet i lumtur me çmimin, përderisa la të hapur mundësinë e realizimit të një filmi nga ky serial.
https://www.youtube.com/watch?v=whgdkjDJAjg
“Murder In Successville” ishte më i miri në zhanrin komedi. Tom Davis, i cili luan në këtë serial njëkohësisht është edhe bashkë-skenarist, ka thënë se ndjehet i mahnitur me çmimin.
https://www.youtube.com/watch?v=Eds0NwuSs94
Aktorja më e mirë në rolin kryesor ishte Molly Windsor me rolin e saj tek “Three Girls” përderisa aktori më i mirë u shpall Sean Bean me rolin e tij tek “Broken”.
Vanessa Kriby u nderua me çmimin e aktores më të mirë në rolin dytësor tek “The Crown”, ndersa Brian F O’Byrne mori çmimin për aktorin më të mire në rol dytësor me “Little Boy Blue”.
