Sonte zhvillohen edhe ndeshjet e kthimit të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, do të jetë mysafir sonte në Baku të Azerbajxhanit, ku do të synojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, të cilët e humbën 0:1 ndaj Qarabagut.
Nëse skuadra e Jeton Beqirit, kualifikohet në play-off, ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Ludogorets-Ferencvaros.
Ekipi nga Tetova, tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës në një nga garat evropiane të UEFA-së, minimumi në Conference League.
Ndeshja Qarabag-Shkëndija, do të zhvillohet sonte në orën 18:00.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.