Më shumë se 54 mijë ukrainas kanë kërkuar strehim në Irlandë, që nga fillimi i luftës në vendin e tyre, tregojnë të dhënat.
Shifrat e fundit nga Zyra Qendrore e Statistikave (CSO) zbuluan se gjithsej 54 mijë e 771 njerëz nga Ukraina mbërritën në Irlandë deri më 25 shtator.
Më shumë se 1000 njerëz mbërritën javën e kaluar.
Të gjithë ukrainasit janë pajisur me numrat e shërbimit publik personal sipas Direktivës së Mbrojtjes së Përkohshme, përcjell Klankosova.tv
Gratë e moshës 20 vjeç e lart përbëjnë 46 për qind të mbërritjeve deri më sot, ndërsa fëmijët dhe adoleshentët e moshës 0-19 vjeç, si meshkuj dhe femra, përbëjnë 35 për qind.
Përqindja më e lartë e atyre që mbërrinin, një total prej 19 mijë e 121 individësh (më shumë se një e treta e të gjithë të ardhurve), u kategorizuan si "një prind me fëmijë" nën titujt e klasifikimit të marrëdhënieve të gjera të përdorura.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.