Kampioni i Kosovës në basketboll Trepça, sonte po e zhvillon ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup kundër Ludwigsburg.
Në këtë ndeshje skuadra nga Mitrovica, ka përkrahje të madhe nga bashkëatdhetarët që jetojnë në Gjermani.
Ata e kanë mësyer palestrën me plisa e flamuj "Kuq e zi".
"Bashkatdhetarët tanë na bëjnë të ndihemi si në shtëpi, kudo që jemi. Përkrahja dhe dashuria e tyre është e pazëvendësueshme dhe na ndihmon të kapërcejmë çdo sfidë. Faleminderit që jeni gjithmonë pranë nesh!", theksohet në reagimin e klubit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.