Lajmet e fundit

55’ Kanë kaluar 55 minuta lojë në “Allianz Arena”, ku Parisi po vazhdon ta ketë epërsinë prej dy golave nga pjesa e parë, teksa Interi akoma nuk po arrin që ta gjejë rrugën e rrjetës.
46’ Ka nisur pjesa e dytë e finales së Champions League, ku Interi do të kërkojë këndelljen pas dy golave të pranuara, ndërsa Parisi do të kërkojë mbajtjen e epërsisë dhe triumfin për herë të parë në garën më të madhe në Evropë.
45:00 – Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Champions League në mes Parisit dhe Interit. Në këto 45 minuta, ishte Parisi ai që dominoi në fushë dhe me gola, ku të parin e shënoi në minutën e 13-të me anë të Hakimit, kurse Doue e dyfishoi atë pas shtatë minutash. Në anën tjetër, Interi nuk ka arritur që të bënte diçka konkrete.
36’ Interi e ka rrezikuar portën e PSG-së 9 minuta para fundit të pjesës së parë. Ishte Thuram ai që u shkëput në ajër, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë portës.
30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në finale të Championsit. Parisi po vazhdon ta ketë epërsinë prej 2-0 ndaj Interit, ku këta të fundit nuk po arrijnë të krijojnë raste të mira për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve parisiene.
20’ PSG-ja e ka dyfishuar epërsinë në finale të Champions League ndaj Interit. Për shtatë minuta, parisienët shënuan dy herë, ku golin e dytë e shënoi Doue, teksa të parin, Hakim.
13’ Gati pas një çereku ore lojë, Parisi ka kaluar në epërsi ndaj Interit. Ishte Hakimi ai që realizoi gol të bukur për t’ia dhënë epërsinë PSG-së dhe për ta zhbllokuar finalen e madhe.??? GOAL | PSG 2-0 Inter | Désiré Doué
DESIRE DOUE DOUBLES THE LEAD FOR PSG !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/tTlK6H6Iu6 — Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 31, 2025
5’ Po luhet minuta e pestë, ku skuadrat po e testojnë njëra-tjetrën, pa krijuar ndonjë rast konkret. 1’ Të parët që luajnë me topin janë parisienët, por që për 'fair-play', topi iu dhurua "Nerazzurëve". [caption id="attachment_2590216" align="alignnone" width="760"]If PSG scores another goal against Inter tonight, I'll give 100$ to everyone who likes this tweet. #PsgInter #PSGINT #UCLfinal pic.twitter.com/3IfZ8eAgte
— ° (@_2BLEA__) May 31, 2025
Pamje para takimit të finales së Champions League.[/caption]