Edicioni i 23-të i Tirana International Film Festival do të mbahet nga data 21-27 shtator 2025 në Tiranë.
Filmi më i mirë i shkurtër do të kualifikohet për Çmimet Oscars 2026 si dhe European Film Awards 2025.
Programi i përditshëm i TIFF përfshin mbi 200 premiera të filmave nga 71 vende të botës, në konkurim në të gjitha kategoritë dhe zhanret: fiction, dokumentar, animacion, eksperimental dhe video art.
I hapur për regjisorë nga e gjithë bota, TIFF prezanton vepra të reja kinematografike nga regjisorë të njohur ndërkombëtar, si dhe filma nga studentë të talentuar dhe artistë të rinj.
Kinematë dhe hapësirat ku do të shfaqen filmat e këtij edicioni janë: Kinema Millennium, Qendra e Artit Agimi, Kino Piramida, Vila 31 x Art Explora, Librari Babel dhe Open Air Tirana.
Tirana International Film Festival është një festival ndërkombëtar filmi i themeluar në vitin 2003, i cili synon të krijojë një qendër kulturore për kinemanë alternative dhe të pavarur në Shqipëri dhe rajon. /KlanKosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.