Lajmet e fundit

Nga nesër deri më 21 maj në Prishtinë dhe Mitrovicë do të mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve – FemArt, i cili vjen nën moton “Kalle Tutën”.
Ky edicion hapet me premierën e shfaqjes teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj”, me regji të Arlinda Morinës – Likit në Prishtinë. Shfaqja vjen si një rezistencë e grave, dhe një fuqi për të vazhduar jetën, të jenë të bashkuara, e të mbrojnë njëra-tjetrën.
Artistet e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis sjellin një rrëfim emocional, emancipues për sfidat e grave në sistemin patriarkal, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS