Bashkimi është veç një hap larg finales së madhe në elitën basketbollistike të Kosovës.
Që titullin kampion ta 'kontestojë' me Trepçën, prizrenasit duhet sonte të fitojnë në palestrën e zjarrtë "Karagaç" në Pejë, njofton Klankosova.tv.
Vendasit nuk kanë më çka të humbin, andaj me mbështetjen e parezervë të tifozërisë së tyre, synojnë që gjysmëfinalen ta dërgojnë në ndeshjen e pestë.
Në sezonin e rregullt "Arpagjik't" rezultuan më të mirë, duke fituar tri herë, me vetëm një triumf të pejanëve, por që në "Playoff" kjo s'ka më vlerë.
Peja kishte humbur 4-0 nga Ylli gjatë krejt edicionit, por në çerekfinale i eliminuan suharekasit, duke i mundur 2-1, raporton Klankosova.tv.
Kjo super ndeshje transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion, përmes kanalit Sport 1, me fillim në orën 19:00.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.