Prishtina e ka mposhtur Llapi në finalen e Kupës së Kosovës me rezultat minimal prej 1-0.
Golin e vetëm në finalen e cila ishte mjaft e zjarrtë e shënoi Albin Krasniqi në minutën e 69-të të takimit.
Për Llapin, punët u komplikuan një minutë më herët, ku Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq, njofton Klankosova.tv.
Pavarësisht se me një lojtar më pak në fushë, Llapi luftoi deri në fund por që nuk arriti ta barazonte rezultatin.
Me këtë fitore, Prishtina e ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Europa League, ndërsa Llapi mbetet pa asnjë trofe, teksa i duhet të luftojë për mbijetesë në Superligë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.