Kampioni aktual Ballkani, sot me fillim nga ora 13:00 do të ballafaqohet kundër Gjilanit në kuadër të javës së 11-të.
Kjo ndeshje do të transmetohet në kanalin Sport 1 të Artmotion.
Tashmë trajneri Artim Pollozhani, e ka publikuar 11-shen startuese të takimit.
Suharekasit vijnë pas një barazimi pa gola ndaj Dukagjinit në Klinë, por mbeten lider të Superligës me 18 pikë, po aq sa Malisheva.
Derisa ekipi nga Gjilani, regjistroi një fitore të madhe me përmbysje ndaj Llapit, duke e fituar ndeshjen në shtëpi me rezultat 2:1.
Ballkani i prin tabelës me 18 pikë, derisa Gjilani është në vendin e tetë të renditjes me tetë pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.