Skuadra nga Klina, Dukagjini, mbeti me dy lojtarë më pak.
Por, kjo nuk i pengoi ata që të marrin pikët e plota kundër Feronikelit ’74.
Dukagjini ishte i pari që kaloi në epërsi në minutën 58’, ndërsa 3 minuta pa përfunduar koha e rregullt, skuadra nga Drenasi barazoi shifrat.
Megjithatë, vendësit nuk u dorëzuan dhe shënuan sërish për rezultatin 2-1 (89’).
Kjo fitore e çon Dukagjinin në kuotën e 17 pikëve pas 13 xhirove, kurse Feronikeli 74 mbetet në fund me vetëm 3 pikë.
Ndeshja tjetër e AlbiMall Superligës së Kosovës, e transmetuar po ashtu në kanalet sportive të Artmotion, ajo mes Gjilanit dhe Suharekës përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Me pikët e ndara, Suhareka zë vendin e 5-të me 18 pikë nga 12 xhiro, kurse Gjilani në të 8-tin me 14 pikë nga 13 xhiro të zhvilluara. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.