07.08.2019 · përditësuar para 2527 dite1 min lexim
Ka filluar të martën në Suharekë, Festivali i Teatrove, ku për pesë net radhazi, artistë nga qytete të ndryshme të Kosovës do të paraqiten me shfaqjet e tyre.
Në mbrëmjen hapëse të festivalit, kanë performuar aktorët e Teatrit të Podujevës, me shfaqjen “Ditë Vere”.
Ndërkaq sonte është radha e artistëve nga Vushtrria, të cilët në këtë ngjarje kulturore paraqiten me veprën e autorit kroat, Miro Gavran “Burri i Gruas time”.
Deri të shtunën në këtë festival do të performojnë edhe artistë të teatrove “Dodona” nga Prishtina, pastaj teatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni, derisa do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Koba”.
Të gjitha shfaqjet fillojnë në orën 20:00, tek Shtëpia e Felbahut, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.