Në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, sonte nga ora 20:00 jepet shfaqja “Deadline”, me koreografi nga Sead Vuniqi, me ç’rast Baleti Kombëtar i Kosovës e hap sezonin e ri artistik.
“Deadline” është një nga produksionet më të reja dhe më të freskëta të trupës së Baletit Kombëtar, duke sjellë energji të reja krijuese dhe një përvojë unike për publikun.
Koreografi Sead Vuniqi sjell një gjuhë lëvizjeje dinamike dhe ekspresive, duke përshkruar botën plot tension, energji dhe përkushtim të gazetarëve, fotoreporterëve, punëtorëve, stenografistëve dhe sekretareve që bashkëpunojnë nën presionin e afateve./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.