Lajmet e fundit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani, dhe qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen me Lituaninë.
Kjo pasi ata janë suspenduar nga trajneri Franco Foda.
Dardanët përballjen me mysafirët do të nisin nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosovarët hyjnë në këtë ndeshje pas asaj me Rumaninë të premten kur braktisën fushën pak para fundit për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë.
Përballja e sotme zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve. Skuadra e udhëhequr nga Franco Foda numëron nëntë pikë në vendin e dytë të grupit 2, në anën tjetër, Lituania zë vendin e fundit me zero pikë.
Më poshtë mund të shikoni formacionin zyrtar të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.