Lajmet e fundit

Sot, duke filluar nga ora 13:00, Ballkani dhe Dukagjini do të përballen me njëra-tjetrën, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Se me cilët lojtarë do t’i matin forcat këto dy skuadra tashmë është bërë e ditur, pasiqë të dyja kanë publikuar formacionet zyrtare.
Kampioni në fuqi i Supërligës së Kosovës në Futboll – Ballkani, nga pesë ndeshjet e fundit, tri i ka fitore, një barazim, dhe një humbje.
Për dallim nga kampionët, Dukagjini i cili mban vendin e nëntë në listë, ka veç një fitore, e në katër përballjet tjera ka pësuar humbje.
Ballkani ndeshjen paraprake e kishte me Suharekën, të dielën e kaluar, ku edhe doli fitimtar, me rezultat 1-0.
Në po të njëjtën ditë, me rezultat të njëjtë sikur ai i Ballkanit me Suharekën edhe Dukagjini realizoi fitore kundër Llapit.
Nga ora 13:00, do të përballet edhe Gjilani me Llapin.
[caption id="attachment_2406016" align="alignnone" width="793"]
Formacioni zyrtar i Ballkanit, për ndeshjen kundër Dukagjinit[/caption]