Lajmet e fundit

Janë publikuar formacionet zyrtare të Prishtinë dhe Ballkanit, për përballjen që do ta kenë sonte nga ora 17:00, në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet.
“Xhebraliat” nga pesë ndeshjet paraprake, tri nga to i kanë fitore, dhe dy barazime.
Bardhë e kaltrit në pesë përballjet e fundit kanë një fitore, dy humbje, dhe dy barazime.
Ballkani i cili mban vendin e dytë në listë, në ndeshjen që luhet sot është mysafir i Prishtinës që ka vendin e katërt në listë.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll, ndërsa transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive në Kosovë Artmotion, në kanalin Sport 2.
Më poshtë janë formacionet zyrtare e të dy skuadrave.