08.02.2017 · përditësuar para 3443 dite1 min lexim
17 Shkurti shënon nisjen e rrugëtimi të ri estetik për Kosovën.
Këtë ditë, Qendra e re Madhështore Kulturore në ndërtesën e Klan Kosovës i hap dyert vlerave dhe emocioneve universale të artit dhe kulturës.
Gjithçka nis me muzikën autoktone shqiptare të mjeshtrit të violinës, Shkelzen Doli, në një koncert të papërjetuar deri tashti në shtetin e ri, që po këtë ditë feston 9 vjetorin e pavarësisë.
Përgatitjet për hapjen e qendrës kulturore Klan Kosova janë para përfundimit.
Ulëset do të jenë të veçanta, pasi do të lëvizin.
Për t'i punuar këto tribina lëkundëse që palohen, Klani ka sjellë punëtorë nga një pjesë e largët e botës.
Kronikë nga Rejhane Selimi
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.