Të hënën (15 shtator), Fakulteti i Arkitekturës do të hapë Ekspozitën Vjetore 2025, ku do të prezantohen punimet më të dalluara të studentëve përgjatë vitit akademik 2024–2025.
Siç njofton ky fakultet, aktiviteti synon të reflektojë përkushtimin e mësimdhënësve si dhe krijimtarinë dhe zhvillimin profesional të studentëve, duke sjellë një panoramë të gjerë të ideve dhe vizioneve që formësojnë të ardhmen e arkitekturës.
“Ekspozita përfaqëson një moment të rëndësishëm për studentët, mësimdhënësit dhe publikun e gjerë”, tha Fakulteti i Arkitekturës.
Ekspozita do të hapet të hënën më 15 shtator 2025 nga ora 11:00 në katin e parë të Fakultetit të Arkitekturës në UP. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.