Scott McTominay ishte heroi i Napolit në udhëtim, duke shënuar golin e vetëm në fitoren ndaj Cagliarit.
Mesfushori skocez realizoi golin vendimtar që i dha tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës napolitane, në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 62 pikë, duke mbetur 6 pikë prapa Inter Milan dhe duke lënë pas me dy pikë Milan.
Tashmë, fokusi i Napolit kalon te sfida e radhës, pikërisht ndaj Milanit, një përballje direkte që mund të ketë ndikim të madh në garën për kreun e Serie A.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.