Weston McKennie ka shënuar shtatë gola që nga momenti kur Juventusi emëroi Luciano Spallettin në fund të tetorit, duke u bërë mesfushori me më shumë gola në Serie A në të gjitha kompeticionet.
Reprezentuesi i SHBA-së, McKennie, ka rezultuar një vlerë e shtuar e vërtetë për Juventusin gjatë tre muajve të fundit.
Sipas asaj që raporton Opta në rrjetin social X, amerikani është mesfushori i Serie A me më shumë gola të shënuar në të gjitha kompeticionet që nga fundi i tetorit.
McKennie ka realizuar shtatë herë për Juventusin nën drejtimin e Spallettit.
Nën paraardhësin e Luciano Spallettit, Igor Tudor, në pjesën e parë të sezonit 2025-26, McKennie kishte dhënë vetëm një asist në 10 paraqitje, prej të cilave pesë si titullar.
E ardhmja e McKennie te Juventusi mbetet e pasigurt, pasi kontrata e tij skadon në qershor 2026. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.