Luftëtari i UFC Conor McGregor, vazhdon të shërohet nga dëmtimi i këmbës.
Megjithatë ai e ka kthyer vëmendjen te pandemia COVID-19.
McGregor tha se vaksinimi i detyruar është një krim lufte.
Por, krejt kjo u kthye në shaka.
Luftëtari irlandez e shpjegoi mendimin e tij se ishte i revoltuar që nuk kishte mundësi të zgjidhte për t'u vaksinuar ose jo.
“Vaksinimi i detyruar është një krim lufte”.
“A mendoni se detyrimi i njerëzve për të injektuar diçka në trupin e tyre nuk është krim?
“Njerëzit duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes, një përpjekje për të detyruar njerëzit të vaksinohen nga Bashkimi Evropian, nuk mund të pajtohem me këtë, por e di që qentë tanë në pushtet do të bëjnë atë që u thuhet, është koha që Irlanda të largohu nga Bashkimi Evropian”.
Conor McGregor, u përball me kundërshtime dhe u detyrua t'i fshinte postimet u përpoq të sqaronte pozicionin e tij.
“Unë nuk jam kundër vaksinave, jam kundër që nuk mund të zgjedh, Zoti i bekoftë ata që mendojnë ndryshe”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.