Dukagjini ka arritur të ndal në barazim pa gola Ballkanin në sfidën e xhiros së 18 në Superligën e Kosovës.
Ballkani me këtë barazim ndodhet në vendin e parë me 33 pikë, në pritje të shihet nëse do të jenë kampionë dimëror, pasi do të luhet në mesjavë derbi mes Dritës dhe Prishtinës.
Dukagjini në krahun tjetër ndodhet në vendin e tretë me 29 pikë. Gjilani ka arritur të fitojë 3–2 ndaj Prishtinës së Re.
Golat e gjilanasve i shënuan në pjesën e parë Edi Baša dy herë dhe Jarovic me një gol. Golat e Prishtinës së Re u realizuan nga Toni Gomes në fundin e pjesës së parë dhe goli i Berishës nga penalltia në fundin e takimit.
Gjilani me këtë fitore ka 26 pikë në pozitën e 6-të, ndërsa Prishtina e Re është e fundit me 15 pikë.
Malisheva–Drita u mbyll në barazim 1–1. Golin e Dritës e shënoi Pëllumbi në minutën e 83-të, kurse për Malishevën barazoi Ibishi 6 minuta më vonë.
Drita pas këtij barazimi ka 26 pikë në vendin e pestë, kurse Malisheva ka 27 pikë në vendin e katërt.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.