Lajmet e fundit

Kampioni në fuqi arriti ta menaxhojë pjesën e mbetur, duke shkuar në pushim me avantazh 1-0, raporton Klankosova.tv.
Ky duel është i vlefshëm për xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, teksa deri sot suharekasit me 40 pikë, gjenden në pozitën e dytë në tabelë, plot 13 më pak se Drita e vendit të parë.
Ndërkaq skuadra e Ferizajt, po vazhdon të luftojë për të mbijetuar në elitën futbollistike.
"Ujqit" kanë grumbulluar 32 pikë dhe janë në garë të rreptë me Prishtinën e Dukagjinin që kanë nga një më pak, Suharekën me 29 sosh dhe Llapin që ka 26 pikë.
Nga këto pesë skuadra, njëra do t'i bashkangjitet Feronikelit'74, i cili veç thuajse është në Ligën e Parë, kurse një tjetër do të luaj në barazh, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja Ballkani - Ferizaj, po shfaqet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
https://www.youtube.com/watch?si=1x9zK9ChiSZDBuju&fbclid=IwY2xjawJBMYJleHRuA2FlbQIxMQABHb6x2kpxgMgbwk9-9C-uJbPuOhLswTfHoeaTauVngLuFAVuB7esQ97cvNg_aem_dzveTXjYfZOKpNAjhb-jBw&v=UZnMT73fgec&feature=youtu.be