Me epërsi minimale të Dritës ka përfunduar pjesa e parë ndaj Steaua Bucurestit.
“Intelektualët” e nisën mirë ndeshjen pasi që në minutën e 7-të ishte Tusha ai që me një super gol ia dha epërsinë skuadrës kosovare.
Steaua pati dy shanse të mira për ta barazuar rezultatin, ku fillimisht Sut në minutën e 25-të gjuajti fort, por goditja e tij u ndal nga një prej lojtarëve të Dritës, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa Miculescu e rrezikoi portën e Dritës në minutën e 38-të, por që nuk arriti ta konkretizonte.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.