Me golin e Arb Manaj të realizuar në minutën e 39-të, Drita ka shkuar në pushim ndërmjet dy pjesëve me epërsi 0-1 ndaj Prishtinës.
Dueli ndërmjet "Plisave" dhe "Intelektualëve" është i vlefshëm për xhiron e dytë të Albi Mall Superligës në futboll, por i shtyer si shkak i angazhimit të gjilanasëve në kualifikimet e UEFA Conference League, njofton Klankosova.tv.
Gjatë 45 minutave të para gjyqtari e ndëshkoi Ardian Limanin e vendasëve dhe Egzon Bejtullain te mysafirët me kartonë të verdhë.
Aktualisht, Prishtina zë pozitën e katërt në tabelë me 19 pikë, kurse Drita është e treta me 21 sosh.
Para tyre në renditjen tabelare gjenden Ballkani dhe Malisheva me nga 22 pikë të grumbulluara, raporton Klankosova.tv.
Ndeshja Prishtina - Drita po transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.