Lajmet e fundit

45'
Mbyllet pjesa e parë. Ballkani po fiton 1:0 falë goli të Walid Hamidit.
45+3
Tre minuta lojë shtesë ka akorduar referi pas disa ndërprerjeve si pasojë e lëndimeve.
36'
Mërgim Pefqeli godet me kokë pas një rivënie nga këndi, por e dërgon topin jashtë portës.
32’
Prishtina fillon iniciativën për të barazuar, por asgjë nuk ndodh nga rivënia nga këndi e as nga një goditja nga distanca.
30'
Gjysmë orëshi i parë e gjen Ballkanin duke fituar 1:0.
21'
Një asistim i përsosur i Edvin Kuc vë sulmuesin Walid Hamidi përballë portierit të Prishtinës, Ardit Nika. Hamidi godet saktë dhe ia sjell epërsinë Ballkanit.
15'
Pas pesëmbëdhjetë minutave, rezultati mbetet 0:0. Vërehet një dominim i lehtë i Ballkanit por pa ndonjë kërcënim madhor në zonë.
___________________________________________________________________________________
Prishtina dhe Ballkani po luajnë sot në finale për Kupën e Kosovës.
Teksa suharekasit po e kërkojnë dopietën pasi fituan titullin, prishtinasit po kërkojnë ta mbrojnë atë pasi e fituan vitin e kaluar.