Ngjarjes kulturore “Autostada Biennale” të zhvilluar për 56 ditë në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, i erdhi fundi.
Të lumtur për këtë ngjarje u shprehën bashkëpunëtorët të cilët thanë se kjo u organizua vetëm për popullin e Kosovës dhe Kosovën në veçanti; andaj, edhe nuk u lejua që të merren vepra artistike nga jashtë, por ato të punohen brenda vendit.
Kuratorët e kësaj ngjarje i thanë Klan Kosovës se kjo ishte një eksperiencë mjaftë e veçantë.
Megjithatë, siç u bë e ditur, kjo bienale do të zhvillohet edhe më tej gjatë viteve të ardhshme pasi që sipas organizatorëve, interesimi i njerëzve e ka vërtetuar këtë.
https://www.youtube.com/watch?v=A-rEVruKVyw
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.