Lajmet e fundit

"Sipas njoftimit zyrtar, tashmë ka filluar transferimi gradual i personave të privuar nga liria nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan drejt institucioneve të tjera korrektuese, proces i cili do të zhvillohet në faza, në përputhje me vlerësimet e sigurisë, kapacitetet akomoduese dhe nevojat operative të Shërbimit Korrektues të Kosovës", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.Oda u ka bërë thirrje avokatëve që përfaqësojnë persona të privuar nga liria, të cilët deri më tani kanë qenë të vendosur në këtë qendër, që të sigurohen paraprakisht për vendndodhjen e klientëve të tyre.
"Me qëllim të shmangies së vonesave procedurale dhe garantimit të ushtrimit efektiv të mbrojtjes, Oda e Avokatëve të Kosovës i njofton të gjithë avokatët që përfaqësojnë persona të privuar nga liria që deri më tani kanë qenë të vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, të verifikojnë paraprakisht institucionin korrektues në të cilin ndodhen klientët e tyre, para ndërmarrjes së vizitave apo veprimeve procedurale", thuhet më tej.Sipas Odës së Avokatëve, ky njoftim synon të informojë në kohë komunitetin e avokatëve dhe të lehtësojë komunikimin me klientët gjatë periudhës së tranzicionit. Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë të përcjellë të gjitha njoftimet zyrtare që lidhen me këtë proces dhe do t'i mbajë të informuar avokatët për çdo zhvillim të mëtejshëm.