Është mbyllur me rezultat 1-1 pjesa e parë në ndeshjen Kosovë - Islandë.
Ky duel është i vlefshëm për fazën "Play-Off" të Ligës së Kombeve, dhe kombëtarja që merr rezultat më të mirë në dy përballjet e ndërsjella, edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën B, njofton Klankosova.tv.
Lumbardh Dellova i kaloi në epërsi "Dardanët' në minutën e 19-të, por pa kaluar as 240 sekonda nga ky realizim, islandezët e barazuan rezultatin me anë të Orri Oskarsson.
[caption id="attachment_2532266" align="alignnone" width="771"]

Realizatori i golit të epërsisë për Kosovën, Lumbardh Dellova[/caption]
Kosova tani do ta kërkojë triumfin në këtë ballafaqim, në pjesën e dytë!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.