Kanë përfunduar pjesët e para në dy duelet e sotme në Superligë të Kosovës në futboll.
Në derbin drenicas, Drenica është duke avancuar si mysafire e Feronikelit me rezultatin 1:0, njofton Klan Kosova.
Golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi Almendin Murati në minutën e 26-të.
Rezultat i njëjtë është edhe në sfidën tjetër, Trepça 89 – Llapi.
Këtu ‘Xehetarët’ janë duke fituar me golin e Arb Manaj, gjashtë minuta para fundit të kësaj pjesë loje.
Dy duelet po transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.